Kalo te përmbajtja
Gjinoci Bashkë

I përfunduar

Pastrimi i varrezave të fshatit

Me kërkesë të banorëve, këshilli i fshatit nisi pastrimin dhe rregullimin e varrezave. Iniciativa mblodhi 8.265 € nga 197 kontribues.

Përshkrimi

Me kërkesë të banorëve të fshatit, këshilli nisi në shtator 2026 iniciativën për pastrimin dhe rregullimin e varrezave dhe të disa rrugëve brenda fshatit Gjinoc.

Pas takimit me përfaqësuesit e lagjeve, u vendos që pastrimi i përgjithshëm i varrezave të bëhej brenda muajit. Në punë u angazhuan disa grupe pastrimi, ndërsa firma Seferi Group dhuroi gjashtë ulëse betoni për varrezat.

Kontributi

Këshilli caktoi shumën orientuese 20–100 euro për kontribut, dhe secili kontribuoi sipas mundësive. Nga 13 shtatori deri më 12 tetor, 197 kontribues dhanë gjithsej 8.265 €.

Ku shkuan mjetet

Pastrimi dhe rregullimi i varrezave kushtoi 1.174 €. Meqë shuma e mbledhur e kaloi shumë këtë kosto, mjetet u regjistruan në fondin e përgjithshëm të fshatit, nga i cili financohen edhe projektet e tjera të Gjinocit.

Transparenca

I gjithë procesi i mbledhjes dhe i shpenzimit të mjeteve është transparent. Çdo e hyrë dhe çdo shpenzim publikohet në faqen e transparencës.

Galeria

  • Pastrimi i varrezave të fshatit
    Gjatë punimeve
  • Pastrimi i varrezave të fshatit
    Gjatë punimeve
  • Pastrimi i varrezave të fshatit
    Gjatë punimeve
  • Pastrimi i varrezave të fshatit
    Gjatë punimeve

Shpenzimet e aprovuara

Shpenzimet e aprovuara të projektit
Data Përshkrimi Shuma
12.10.2026 Druri dhe ngjyrosja e drurit per ulset tek varrezat Materiale ndërtimi · Market BAU 24,00 €
12.10.2026 Pages per pastrimin e vorreazve te fshatit Punë dhe shërbime · Bali Krasniqi 1 100,00 €
05.10.2026 Pages per anagzhim shtes te punetorit Punë dhe shërbime · Sadik Muharremaj 50,00 €

Kontributet

Ky projekt u financua nga fondi i përgjithshëm i fshatit. Kontributet e fondit shihen te faqja e transparencës.