I përfunduar
Pastrimi i varrezave të fshatit
Përshkrimi
Me kërkesë të banorëve të fshatit, këshilli nisi në shtator 2026 iniciativën për pastrimin dhe rregullimin e varrezave dhe të disa rrugëve brenda fshatit Gjinoc.
Pas takimit me përfaqësuesit e lagjeve, u vendos që pastrimi i përgjithshëm i varrezave të bëhej brenda muajit. Në punë u angazhuan disa grupe pastrimi, ndërsa firma Seferi Group dhuroi gjashtë ulëse betoni për varrezat.
Kontributi
Këshilli caktoi shumën orientuese 20–100 euro për kontribut, dhe secili kontribuoi sipas mundësive. Nga 13 shtatori deri më 12 tetor, 197 kontribues dhanë gjithsej 8.265 €.
Ku shkuan mjetet
Pastrimi dhe rregullimi i varrezave kushtoi 1.174 €. Meqë shuma e mbledhur e kaloi shumë këtë kosto, mjetet u regjistruan në fondin e përgjithshëm të fshatit, nga i cili financohen edhe projektet e tjera të Gjinocit.
Transparenca
I gjithë procesi i mbledhjes dhe i shpenzimit të mjeteve është transparent. Çdo e hyrë dhe çdo shpenzim publikohet në faqen e transparencës.
Galeria
Shpenzimet e aprovuara
| Data | Përshkrimi | Shuma |
|---|---|---|
| 12.10.2026 | Druri dhe ngjyrosja e drurit per ulset tek varrezat Materiale ndërtimi · Market BAU | 24,00 € |
| 12.10.2026 | Pages per pastrimin e vorreazve te fshatit Punë dhe shërbime · Bali Krasniqi | 1 100,00 € |
| 05.10.2026 | Pages per anagzhim shtes te punetorit Punë dhe shërbime · Sadik Muharremaj | 50,00 € |
Kontributet
Ky projekt u financua nga fondi i përgjithshëm i fshatit. Kontributet e fondit shihen te faqja e transparencës.