Nga 13 deri më 15 shtator janë grumbulluar mbi 1200 euro. Aksioni vazhdon edhe për disa ditë.
Procesi i mbledhjes së fondeve ka filluar në mënyrë të jashtëzakonshme. Nga data 13 deri më 15 shtator janë grumbulluar mbi 1200 euro. Aksioni për të kontribuar për fshatin vazhdon edhe për disa ditë.
Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë banorët e fshatit që iu kanë bashkangjitur këtij aksioni vullnetar. Vazhdojmë për punë të mira në fshatin tonë.
Çdo kontribut i verifikuar shfaqet te faqja e transparencës.