Në takimin me banorët u zgjodh Këshilli i fshatit Gjinoc, me kryetar Salih Sallahun.
Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave në Komunën e Suharekës, u mbajt takimi me banorët e fshatit Gjinoc.
Me këtë rast, u zgjodh Këshilli i Fshatit me këtë përbërje:
- Kryetar: Salih Sallahu
- Nënkryetar: Sadri Asllanaj
- Sekretar: Fisnik Haziraj
- Anëtarë: Sherif Sallahu dhe Shpejtim Zeqiri
Këshilli i zgjedhur do të udhëheqë punët e fshatit, përfshirë projektet dhe mbledhjen e kontributeve, të cilat publikohen te transparenca financiare.