Me kërkesë të banorëve, nis iniciativa për pastrimin dhe rregullimin e varrezave dhe të disa rrugëve brenda fshatit.
Me kërkesë të banorëve të fshatit, kemi nisur iniciativën për pastrimin dhe rregullimin e varrezave dhe disa rrugëve tjera brenda fshatit Gjinoc.
Pas takimit të mbajtur me disa përfaqësues të lagjeve, u vendos që gjatë këtij muaji të bëhet pastrimi i përgjithshëm i varrezave, për çrast edhe kemi angazhuar disa grupe të pastrimit.
Deri më 20 shtator do të bëhet grumbullimi i mjeteve financiare, dhe secili mund të kontribuojë sipas mundësive. Këshilli ka caktuar shumën nga 20–100 euro si vlerë financiare për të dhënë kontributin e secilit.
Kontributet financiare mund të dorëzohen tek
- Sali Sallahu — 049 119 891
- Sadri Asllanaj — 044 415 904
- Fisnik Haziraj — 049 300 752
Ndërkohë, së shpejti do të rregullojmë edhe një xhirollogari bankare, në mënyrë që kontributet të mund të bëhen edhe përmes bankës.
I gjithë procesi i mbledhjes dhe shpenzimit të mjeteve do të jetë transparent. Çdo e hyrë dhe çdo shpenzim do të publikohet në faqe.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti, do të vazhdojmë me iniciativën për themelimin e OJQ-së së fshatit, me qëllim të një organizimi edhe më të mirë për aktivitetet e ardhshme.
Faleminderit paraprakisht për mbështetjen dhe kontributin tuaj.